Han: Më pengon shkurtesa IRJM, shpresoj se do t’ju drejtohem me emrin Republika e Maqedonisë Veriore

Për fat të keq, ende duhet ta përdor shkurtesën IRJM (Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë) edhe pse nuk më pëlqen fare. Ju, qytetarët do të vendosni sa a dëshironi në të ardhmen t’ju drejtohem me emrin Republika e Maqedonisë Veriore, kështu tha eurokomisari, Johanes Han në konferencën e sotme për media së bashku me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, transmeton Portalb.mk.

Ndërsa kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se me 27 shtator do të fillojë procesi i skriningut për fillim të negociatave, ndërsa në qershor të vitit 2019 do të fillojmë me negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

“Çdo takim me liderët e BE-së në këtë fazë të rrugës tonë është dobi e madhe. Me 27 shtator do ta fillojmë procesin e skriningut për fillim të bisedimeve, ndërsa në qershor të vitit 2019 do të fillojmë me negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Tashmë jemi duke bërë shumë reforma, por kjo do të kontribuojë të ecim më shpejtë në atë rrugë. Vizita e sotme e konfirmon mbështetjen e BE-së për Maqedoninë”, tha kryeministri Zoran Zaev në konferencë pas takimit me Han.

Kryeministri Zoran Zaev gjithashtu shtoi se  hapin më të rëndësishëm të negociatave me BE-në, do ta bëjnë qytetarët me 30 shtator.

Takimi Zaev – Han u mbajt në Klubin e Deputetëve në Shkup.

LEXO: Han: Nuk mund të ketë aderim të suksesshëm në BE pa media të lira (VIDEO)

Ndryshe, vizita e eurokomesarit Johanes Han në Maqedoni vjen në kuadër të “Ditët e mediave të Ballkanit Perëndimor”.

LEXO: Han: Pa zgjidhjen e emrit, dera për në BE për Maqedoninë do të mbyllet me dekada

Paraprakisht, Han ka deklaruar se kalimi i referendumit do ta lehtësojë integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, e cila do krijojë mundësi të reja për punësim.

“Ideja është që të krijojë diçka më shumë, nëse ka perspektivë evropiane, kjo do të tërheqë kompani ndërkombëtare, kompani të cilat do të krijojnë vende pune, nëse ka më shumë industri në vend kjo ndikon në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme sepse ata kanë funksion të furnizuesit, gjithçka bashkë është stimuluar për ekonominë. Nëse ekonomia është e orientuar ndërkombëtarisht kjo ndikon mbi cilësinë e sundimit të së drejtës, pavarësisë së gjyqësisë dhe për fund mendoj se është diçka që e kërkojnë njerëzit”, thotë Han.

Paraprakisht, në Shkup për vizitë dhe mbështetje të referendumit kanë dhënë sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Xhejms Matiszëvendës ndihmësin e sekretarit shtetëror për çështje evropiane dhe euroaziatike, Ves Miçelpërfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, kancelarja gjermane, Angela Merkelsekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kancelari austriak, Sebastian Kurc.

Përndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe, referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button