Berisha: Të zbardhen të vërtetat historike, britanikët financuan LANÇ

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, sot, duke përsëritur se shqiptarët nuk njohin të vërtetat historike, ka theksuar që ky 100 vjetor i Pavarësisë së vendit, të jetë ai i të vërtetave historike. Ai kërkoi që të zbardhet e vërteta e ndërhyrjes së Britanisë në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare (LANÇ).

Deklarata është bërë në mbledhjen e Komitetit të 100 vjetorit të Pavarësisë, në cilën Berisha ka bërë apel për zbardhjen e drejtë të historisë, si një përpjekje për ta bërë vendin dhe shoqërinë më të drejtë.

“Nderi më i madh që ne mund t’i bëjmë 100-vjetorit të pavarësisë është shndërrimi i tij në të vërtetat historike të Shqipërisë në këto 100 vite. Kjo është e domosdoshme sepse në 100 vjet asnjë komb dhe asnjë vend tjetër nuk kishte një deformim dhe një falsifikim të historisë siç patën dhe përjetuan shqiptarët. Asnjë vend nuk përjetoi një mohim të momentit kulmor në historinë e tij”, ka pohuar Berisha.

“Britania e Madhe financoi luftëtarët shqiptarë gjatë luftës Nacional Çlirimtare. Mohimi i këtij kapitulli është një nga faqet më të zeza të diktaturës komuniste”, tha ai./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button