Kurti – Thaçit: Hajn, paçavër, mos u zgërdhi! (VIDEO)

Interpelanca e së enjtes në Kuvendin e Republikës së Kosovës është shndërruar në një debat të ashpër mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryeministrit të vendit, Hashim Thaçi. Kurti i ka quajtur paçavra kryeministrin Thaçi dhe ministrin Besim Beqaj, duke thënë me këtë lloj të privatizimit ata janë duke bërë krim dhe duhet të shkojnë në burg, ndërsa në një moment i është drejtuar kryeministrit më fjalën “mos u zgërdhini”.

Gjatë interpelancës së sotme, në lidhje me privatizimin e Distribucionit të KEK-ut, pas shumë kritikave nga opozita në drejtim të Qeverisë, fjalën e ka marrë edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ai nuk ka kursyer akuza për kryeministrin Thaçi dhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, duke i quajtur paçavra. Ai ka thënë se konzorciumi ndoshta i ka punët mirë me këta dy persona, por jo me Lëvizjen Vetëvendosje dhe popullin e Kosovës.

Vetëvendosje që e kishte thirrur këtë interpelancë, duke dhënë argumentet e saj kërkoi ndërprerjen e këtij procesi duke e quajtur të dëmshëm dhe i bëri thirrje konsorciumit turk, “Limak & Çalik” që të heq dorë nga blerja e distribucionit.

Pos Vetëvendosjes, kundër privatizimit u shprehen edhe Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. LDK-ja ka përgatitur një mocion tjetër nga ai i Vetëvendosjes, derisa AAK-ja tha se do abstenojë nga të dyja mocionet, por u shpreh kundër privatizimit, raporton Koha.net./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button