Ivanov – Matis: Maqedonia mbetet partner strategjik i SHBA-së

Në takimin ndërmjet sekretarit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhejms Matis dhe presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov janë shkëmbyer qëndrimet për zhvillimet aktuale politike në Maqedoni dhe është vlerësuar se shteti mbetet partneri strategjik stabil për SHBA-në, transmeton Portalb.mk.

“Në takim janë shkëmbyer qëndrimet për zhvillimet aktuale politike në Republikën e Maqedonisë, për perspektivën euroatlantike të vendit dhe për bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy shteteve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Presidenti Ivanov ka theksuar se Republika e Maqedonisë mbetet partneri strategjik stabil për SHBA-në dhe se edhe më tej do të përkushtohet për siguri, liri dhe përparim demokratik në rajonin dhe aktivisht do të kontribuojë në aktivitetet e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe kërcënimet tjera të nivel global”, njoftojnë nga Presidenca e Maqedonisë.

Siç njoftojnë më tej nga Presidenca, Ivanov ndaj Matis ka shprehu falënderime për përkrahjen që SHBA-ja ia jep Republikës së Maqedonisë, dhe ka njoftuar se armata e Maqedonisë është konmptibile.

“Edhe pse nuk jemi në NATO, Armata jonë është në përputhje me NATO-n, dhe për këtë u jemi falënderues SHBA-ve. Kjo është kontribut për të ardhmen. Duhet të jemi të përgatitur për kërcënime të reja dhe për sfida të reja”, tha Ivanov.

Matis, paraprakisht ka realizuar takim me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev dhe ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, ku duke vlerësua se Armata e Maqedonisë është e gatshme që Maqedonia të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s, ka bërë thirrje që qytetarët të dalin në referendum.

LEXO: Matis duke cituar Merkelin dhe Stoltenbergin u tha qytetarëve: Votoni në referendum (VIDEO)
LEXO: Matis – Zaev – Shekerinska: Armata e gatshme për t’u bërë pjesë e NATO-s
LEXO: Xhejms Matis në Shkup, realizoi drekë pune me ministren Shekerinska (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button