Zaev: Nuk kam dëshmi për ndikim rus në Maqedoni

Kryeministri, Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetje gazetareske në konferencën për lirinë e mediave në rajon, ka porositur se nuk ka dëshmi për ndikim rus, njofton Portalb.mk.

“Nuk kam dëshmi për ndonjë ndikim rus. Federata e Rusisë është mik i Maqedonisë dhe ajo nuk a asgjë kundër integrimit të vendit në BE, por është kundër integrimit tonë në NATO. Dhe atë e tregojnë shumë qartë. Ne përpiqemi që të sqarojmë se për ne nuk ekziston alternativë tjetër, përveç integrimit të plotë në BE dhe NATO. Duam që të ndërotjmë miqësi me të gjitha shtetet, përfshirë edhe Rusinë”, tha kryeministri Zaev, i cili ka marrë pjesë në konferencën “Ditët e mediave – BE Ballkani Perendimor”, në të cilën mori pjesë edhe eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han.

Zaev gjithashtu theksoi se është i njohur me informatat për rrjetin e profileve që shpërndajnë lajme të rrejshme në rrjetet sociale dhe mediat tradicionale dhe ka porositur se shpreson se do të “mundemi t’i njohim detajet”, por se ai nuk a identifikuar vende të cilat shpërndajnë lajme të rrejshme.

Kryeministri e ka përsëritur mbështetjen e tij për vetërregullim të mediave.

“Jam përkrahës i vetërregullimit, pasi që gazetarët dhe punëtorët mediatik e din më mirë se si duhet atë ta bëjnë, ndërkaq ne si politikanë dhe qeveri jemi këtu që vetëm ta përkrahim mënyrën që mendojnë se është më e mirë”, tha kryeministri, duke thënë se e mbështet SHGM-në dhe Këshillin për Etikë në Mediat e Maqedonisë dhe të gjithë që janë të përkushtuar që t’u kundërvihen lajmeve të rrejshme, por edhe të gjitha dukurive devijuese që paraqiten në gazetari.

Zëdhënësi i Pentagonit: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE është ankthi më i madh i Rusisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button