Turqi, dhëndri rrah nusen ditën e dasmës

Një dhëndër ka rrahur nusen e tij përpara ceremonisë së dasmës në rajonin Kadýkoy të Stambollit, ka raportuar e përditshmja turke “Hurriyet”. Sherri nisi mes dhëndrit dhe nuses, por u përhap edhe mes familjeve të tyre dhe ndaloi vetëm me ndërhyrjen e policisë. Dhëndri me inicialet I.O. dhe nusja C.A. po udhëtonin drejt një lokali në Kadýkoy, ku do të zhvillohej dasma e tyre me të afërmit e të dy palëve. 

Konflikti ka nisur mes dy të sapomartuarve rrugës derisa po shkonin në lokal, kur dhëndri ka filluar ta qëllojë nusen.

Të rrahurat kanë vazhduar edhe pasi kanë arritur në lokal. Kur të afërmit e vajzës kanë dashur të ndërhyjnë, ai ka drejtuar një armë nga ata. Më pas, të afërmit e dhëndrit dhe nuses kanë sulmuar njëri-tjetrin në rrugë. Disa nga pala e dhëndrit janë përpjekur ta qetësojnë atë, por ai, i pangopur, u ka ikur nga duart dhe e ka sulmuar përsëri nusen e cila ishte rrëzuar në tokë.

Policia në rajonin aty afër ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ndaluar dhjetë persona, por ata janë liruar përsëri pasi janë marrë në pyetje./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button