Dikur shok me Mijallkovin, Orce Kamçev tani do të “bëjë gjithçka” të jetë pozitiv referendumi

Biznesmeni Orce Kamçev, i cili ka qenë i afërt me ish pushtetin e VMRO-DPMNE-së, gjegjësisht me ish shefin e Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, në një intervistë për “Faktor”, thotë se është “për” Marrëveshjes me Greqinë dhe do të bëjë gjithçka që mundet që të kalojë referendumi, njofton Protalb.mk.

“Humbëm shumë kohë në 27 vitet e fundit për budallallëqe historike, me mite dhe legjenda të cikat na krijuan probleme jo vetëm me fqinjët, por edhe me vetë shtetin tonë. Pamundësia që të zgjidhet çështja e emrit me Greqinë na ka nxjerrë prej mundësisë që të jemi në NATO dhe BE dhe besomëni, Maqedonia nuk do të ishe në këtë situatën e sotme politike dhe ekonomike. Për atë, qartë dhe me zë e them qëndrimin tim, mendoj se nuk do të kemi gjasë më të mirë, por as lider më të guximshëm se kryeministri Zaev. Unë personalisht jam “PËR” Marrëveshjen me Greqinë, ashtu sikur isha “PËR” Marrëveshjes me Bullgarinë. Unë jam person evropian dhe botëror dhe dua që Maqedonia të jetë pjesë e asaj strukture. Dua që të jetoj në Maqedoninë më të ndryshme se siç është sot, dua të jemi anëtare në NATO dhe do të bëj gjithçka që kam mundësi”, thotë Kamçev.

Ai thotë se me anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE, të gjithë do të fitojmë dhjetëfish më shumë nga ajo që e kemi sot.

“Me anëtarësimin e vendit do të definohen rregullat e lojës, nuk ka keqpërdorim të punëtorëve, dihet kur është pushim, dihet kur është koha për ushqim, çfarë është transport, si dhe kur shfrytëzohen uniforma mbrojtëse. Dihen standardet sipas së cilës duhet të funksionojnë kompanitë, dhe jo sikur deri më tani. Atë do të na mësojnë dhe jam i sigurt për atë. Ky është qëndrimi im, jo se ka ndonjë opsion tjetër, por është opsioni i vetëm që unë besoj. Unë personalisht do të përkushtohem që të kalojë referendumi. Ato janë vlera në të cilat unë besoj dhe nëpërmjet të cilave shteti dhe të gjithë do të fitojmë dhjetëfish më shumë të ardhura nga ajo që i kemi sot”, tha Kamçev, të cilin gazeta e njohur “Forbs”, e ka shpallur njeri më të pasur në Maqedoni.

I pyetur për relacionet me ish shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov, Kamçev tha se më nuk janë miq, ndërkaq nuk ka folur për arsyet e prishjes së miqësisë së tyre.

Kamçev është njëri ndër pronarët e ndërmarrjes së falimentuar “Media Print Maqedoni (MPM)”, spitalit “Axhibadem Sistina”, “Orka Holding”, “Stopanska Banka – Manastir”, kombinatit bujqësor “Pellagonia”, dhe tjera ndërmarrjeve.

Biznesmeni Orce Kamçev, sot ka qenë në Prokurorinë Speciale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button