Kryeministri Rama kërkon hapjen e degës së Air Albania në Prishtinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka kërkuar kompanisë Air Albania të marrë në konsideratë hapjen e një dege në Prishtinë.

Një kërkesë e tilë nga Kryeministri Rama është bërë e ditur në ERTV News, ndërkohë që mësohen detaje të reja në lidhje me operimin në Tiranë të Air Albania, transmeton Klan Kosova.

Kështu, Shqipëria tashmë ka kompaninë e saj ajrore të flamurit kombëtar.

Air Albania ka lindur pas një përgatitjeje të gjatë dhe falë partneritetit me Turkish Airlines, në akademinë e së cilës janë shkolluar 38 stjuardesat, stjuartët dhe e gjithë pjesa tjetër shqiptare e personelit.

Avioni i parë i kësaj kompanie është ulur të premten në mbrëmje në Tiranë, me emblemën e stilizuar të shqiponjes në trupin e Airbus 319.

Të parët që kanë ngjitur shkallët e Lasgushit kanë qenë studentët e ekselencës, për një fluturim inaugurues Tiranë-Stamboll,  si një urim simbolik për vitin e ri shkollor.

Pas muajit të testeve Air Albania do të fluturojë edhe në Romë, Londër, Milano e Bolonja, për t’u shtrire hap pas hapi në drejtime të tjera.

Duket se dega më e afërt që mund të hapet do të jetë ajo e Prishtinës, pasi mësohet se Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar kompanisë të konsiderojë edhe hapjen e një dege në kryeqytetin e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button