Të paktën 40 persona janë ngujuar në rrëshqitje të Filipineve

Druhet se të paktën 40 persona, shumicë minatorë në një minierë për ar, janë ngujuar në rrëshqitjen e dheut në pjesën veriore të Filipineve, kumtoi policia filipinase, duke theksuar deri më tani janë janë nxjerrë shtatë persona.

Rrëshqitja e dheut ka ngujuar një fshat në afërsi të qytetit Itogon në provincën Benket, si pasojë e tajfunit Mangkut, që soli erëra të fuqishme dhe reshje të rrëmbyeshme.

Deri më tani 29 persona kanë pësuar të Filipineve për shkak të tajfunit, që shkaktoi rrëshqitja të mëdha të zonave malore.

Këshilltari i presidentit filipinas Rodrigo Duterte, Frensis Tolento informoi se gjithsej 20 viktima kanë vdekur në rajonin Kordilera në ishullin më të madh filipinas Luzon, ndërsa katër në provincën fqinje Nueva Viskia. Një person ka humbur jetën në provincën Ilokos Sur, gjatë rrëzimit të një druri, ndërsa ndërkohë kanë arritur të dhëna për katër viktima.

Drejtori ekzekutiv në Këshillit Kombëtar pr Menaxhim me Kriza, Rikardo Xhalad dje kumtoi se vetëm në Koedilera janë paraqitur mbi 40 raste në rrëshqitje të dheut.

Përmbytje janë regjistruar edhe në pjesë të Manilës, ndërsa për shkak të tajfunit mbi 100.000 janë vendosur në qendra private.

Tajfuni Manghut sot i goditi rajonet e bregdetit juglindor të Kinës, përfshirë edhe rajonet autonome Hong-Kongun dhe Makaon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button