Serbia i mban të fshehta detajet për ndryshimin e kufijve

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë sot se nuk ka pritshmëri të mëdha nga raundi i ri i dialogut në Bruksel.

Megjithatë, sipas Gjuriq, dialogu si proces nuk duhet të ndërpritet. Andaj, siç thotë ai Serbia do të bëjë përpjekje që një gjë e tillë të mos ndodhë, transmeton lajmi.net.

Gjuriq foli edhe për procesin e demarkimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilin tha se nuk do të ishte në të mirë të pozicionit të shtetit të tij që të jipeshin detaje në këtë periudhë.

“Në këtë fazë, nuk do të ishte në të mirë të pozicionit tonë negociues që të jepnim detaje për këtë”, është shprehur Gjuriq kur është pyetur për procesin e demarkimit të kufirit mes dy vendeve.

Gjuriq në këtë intervistë për “Kurir” foli edhe për zbardhjen e rastit të liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq, tetë muaj më parë në Mitrovicën e Veriut, ku tha se Serbia do të insistojë tek autoritetet ndërkombëtare që të përfshihen më shumë në procesin hetues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button