Regjim i posaçëm komunikacioni në Shkup

Për shkak sot do të mbahet marsh “për” Maqedoni Evropiane, prej orës 12:30 në Shkup do të vendoset regjim i posaçëm trafiku në rrugën “Cirili dhe Metodi”.

Siç informon MPB-ja, komunikacioni do të riorientohet, gjegjësisht ndalesë për komunikacion do të ketë në drejtim të udhëkryqit në bulevardin “Koço Racin” me rrugën “Cirili dhe Metodi” (ish Mito Haxhi Vasilev-Jasmin) deri te udhëkryqi në këtë rrugë me bulevardin “Shën Klimenti i Ohrit”. Sipas nevojës, komunikacioni do të riorientohet edhe në drejtim të bulevardit “Aradhët partizane”, “Këte Misirko”, “Kuzman Josifovski-Pitu” dhe “Boris Trajkovski”, shkruan Mia.

Policia apelon deri te të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion të respektohen urdhëruat të cilat do t’i japin nëpunësit policorë me uniforma dhe t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, si dhe rregulloren e komunikacionit për regjimin e ndryshuar të komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button