Nënshkruhet marrëveshja, trajtim i ri për shoferët maqedonas që pësojnë aksident në Gjermani

Shoferët e Maqedonisë në Gjermani në rast të një aksidenti me makinë do të jenë në gjendje të kompensojnë më shpejt dhe në mënyrë më efikase dëmin, me Marrëveshjen për Mbrojtjen e vizitorëve të nënshkruar nga Byroja Kombëtare e Sigurimeve e Republikës së Maqedonisë dhe Zyra Gjermane për kartonin e gjelbër, shkruan Press 24, përcjell Portalb.mk.

Marrëveshja, e cila vlen edhe për shoferët gjermanë në rast aksidenti në Maqedoni, hyri në fuqi më 1 shtator. Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Byrosë Kombëtare të Sigurimit të Republikës së Maqedonisë, Trajçe Latinovski dhe Drejtori i Byrosë Gjermane për karton të gjelbër, Sandra Shvarc.

Marrëveshja parashikon që personi i dëmtuar, i cili ka pësuar dëme në territorin e vendit tjetër, me kthimin e tij në vendin e origjinës, të kontaktojë zyrën e tij kombëtare të sigurimit, e cila në bashkëpunim me zyrën e vendit ku ndodhi aksidenti do të mundësojë grumbullimin më të shpejtë të dokumente dhe informacione të nevojshme për sigurimin e të drejtave për kompensim.

Byroja Kombëtare e Sigurimeve thotë se Marrëveshja për Mbrojtjen e vizitorëve është projektuar për t’i siguruar vendeve jashtë BE-së mundësinë për të siguruar mbrojtje dhe asistencë shtesë për qytetarët që udhëtojnë me automjete në territorin e vendeve të tjera.

Marrëveshje të tilla Maqedonia ka  nënshkruar edhe me zyrat kombëtare të Greqisë, Turqisë, Zvicrës, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Luksemburgut, Serbisë, Kroacisë, Bullgarisë, Sllovenisë dhe Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button