fbpx

Thaçi: Në vitin 2008, PDSH doli nga qeveria sepse nuk kishte vendim për të hyrë në NATO, tash është koha

Partia Demokratike Shqiptare sonte zhvilloi fushatë në komunës e Likovës, me moton “Një hap para PËR NATO dhe BE! Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në fjalimin e tij para të pranishmëve mes tjerash potencoi:

“Ne me vullnetin tone si shqiptar në referendumin e 30 shtatorit do ta vulosim orientimit e vendit në NATO dhe BE. Përcaktimi jonë është pro perëndimit, pro NATO-s dhe BE-së, dhe ne duhet skeptikëve tu themi hapur se çdo betejë jashtë këtij përcaktimi nuk ka kuptim! Partia Demokratike Shqiptare në vitin 2008 u largua nga qeveria për shkak se atëherë qeveria nuk mori vendim për të hyrë në NATO, kurse në vitin 2018 u bë pjesë e qeverisë mu për këtë përcaktim.  E kemi jetike që të bëhemi pjesë e NATO-s dhe BE-së duke dhenë kontribut në integrimin e vendit dhe të shqiptarëve në sistemin e vlerave perëndimore, që njëkohësisht do të parandalonte asimilimin e shqiptareve dhe do ti realizonte drejtat tona kolektive.

Referendumi është një moment historik që ne duhet ta marrim seriozisht, sepse aty vendoset ardhmëria jonë. Është përgjegjësia jonë si qytetarë dhe shqiptarë që në referendum ta vulosim përcaktimin tonë pro-perëndimor dhe 30 Shtatori është data kur shqiptarët duhet ta dëshmojnë këtë përcaktim në vepër, duke dalë masovikisht në referendum dhe duke votuar PËR NATO dhe BE”. tha ai

Ndryshe, referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close