Ahmeti nga Ohri: Të gjitha komunitetet më 30 shtator të votojnë për Maqedoni Evropiane

Bashkimi Demokratik për Integrim ka qëndruar sot në qytetin e Ohrit ku në kuadër të fushatës për referendum i ka njoftuar në lidhje me arsyen pse duhet votuar me datë 30 PËR Maqedoninë në NATO.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti bëri të ditur se 30 shtatori është një moment historik që i bashkon të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

“Të gjithë e duan paqen, dhe me 30 shtator votohet për paqe, të gjithë e duan ardhmërinë dhe me 30 shtator votohet për ardhmërinë, të gjithë e duan stabilitetin prandaj me 30 shtator duhet votuar për stabilitetin jo vetëm këtu tek ne por edhe në rajon. Nuk ka një Evropë të sigurt pa një Ballkan të qetë. Paqja dhe stabilitet votohen me 30 shtator si dhe ardhmëria. Andaj duhet të gjithë të komunikoni me bashkëqytetarët të të gjitha komuniteteve që të mos hezitojnë, ngurojnë por me 30 shtator të votojnë për Maqedoninë Evropiane”, u shprehë kryetari i BDI-së, Ahmeti.

Në kuadër të aktiviteteve informuese për referendumin që do të mbahet me 30 shtator në qytetin e Strugës së bashku me kryetarin e BDi-së, qëndruan deputeti Agim Shaqiri dhe zëvendësministri i shëndetësisë, Asim Musa.

Ndryshe, referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button