RDK nga Çairi: Më 30 shtator do të rrëzohet muri i Berlinit

Në kuadër të fushatës së përbashkët të koalicionit “Bashkë për Maqedoninë Evropiane”, Rilindja Demokratike Kombëtare mbrëmë organizoi takim me qytetarët e Komunës së Çairit për ti informuar rreth peshës së mbatjes së referendumit më 30 shtator. Të pranishmëve iu drejtuan kryetari i RDK-së, njëherit edhe nënkryetar i Kuvendit të Maqedonisë, Vesel Memedi, Ministri i pushtetit lokal Suhejl Fazliu, si dhe nikoqiri i këtij organizimi kryetari i degës së RDK-së në Çair, Suad Ibrahimi.

Memedi theksoi se mbajtja e referendumit është një luks që Maqedonia nuk e kishte, sepse zakonisht referendumet mbahen për çështje jetike dhe kruciale, dhe nuk është e drejtë që populli të ngarkohet me një barrë kaq të madhe, kur ata nuk janë të informuar mjaftueshëm për pasojat dhe peshën e saj.

“Ky është obligim i sofistikuesve politik, që janë zgjedhur dhe caktuar të marrin përgjegjësi të kësaj natyre. Tani më kur është vendos referendumi”, theksoi kryetari Memedi, ne jemi të obliguar t’ua shpjegojm qytetarëve peshën dhe pasojat e verdiktit të tyre për këtë referendum. Sipas tij, ky referendum nuk ka të bëjë me Marrëveshjen e Prespës, por ka të bëjë me rrumbullaksimin e shumë fenomeneve politike që e kanë karakterizuar Maqedoninë për gati tri dekada.

“Ky referendum ka të bëjë me rrumbullaksimin e vijës progresive dhe destruktive, me rrumbullaksimin e demokracisë dhe vijës komuniste, me përcaktimin final se kush është për botën perëndimore, dhe kush krijon obstrukcione që ky botëkuptim të mos arrihet kurrë. Me një fjalë, theksoi kryetari Memedi, më 30 shtator do të rrëzohet muri i Berlinit, me qëllim që ti jepet fund një ideologjie, dhe njëherë e përgjithmonë i gjith Ballkani perëndimor të bashkohet në familjen e madhe euroatlantike. Në fund, kryetari Memedi, theksoi se duhet patur kujdes nga disa struktura partiake, që mbrenda natës bëhen patriota, dhe kamuflohen nën petkun e NATO-s dhe BE-s, dhe këta struktura duhet demaksuar deri në fund”, përfundoi Memedi.

Në fjalën e tij të rastit, Ministri i pushtetit lokal Suhejl Fazliu foli për rëndësinë dhe peshën e referendumit, si dhe për benefitet e vendit si anëtare e plotë e NATO-s dhe BE-së. Nëmes tjerash, ministri Fazliu u koncentrua te dobitë e vendit në fushën e IPA fondeve, sidomos në fondet për kooperim ndërkufitar që menaxhon ministria e pushtetit lokal, ku vetëm për periudhën kohore 2014-2020 janë alokuar 100 milion euro fonde për shfrytëzim nga ana e pushtetit lokal. Këto fonde, theksoi ministri Fazliu, janë alokuar për një shtet që për momentin është vetëm kandidat anëtare për në BE, ndërsa ju vet mund të paramendoni se sa fonde do të kemi në disponim në moment kur do të jemi anëtare e plotë e BE-së. Ministri Fazliu gjithashtu foli edhe për peshën që ka inkuadrimi i vendit në NATO, duke theksuar se kjo organizatë krijon paqe dhe stabilitet, që janë dy parakushte të rëndësishme për investime të huaja në vend.

Ndryshe, referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button