Sekuestrohen armë e eksplozivë, dy të arrestuar në Tiranë dhe në Vlorë

Policia e shtetit ka ndërmarrë disa operacione ne te gjithë vendin për arrestimin e personave ne kërkimin si dhe ndalimin e atyre qe mbajnë arme pa leje. Nga kontrollet e ushtruara ne Tirane blutë kane arrestuar një 49 vjeçar pasi në murin e banesës iu gjetën të fshehura armë zjarri e municion luftarak. Sokol Sadikut i janë gjetur ne banese një pistolete, një automatik si dhe një numër i madh municionesh, shruan Vizion Plus.

Ndërkaq policia e Vlorës finalizoi operacionin “Maskimi” duke vene ne pranga një 51 vjeçar. Ndërsa u sekuestruan arme dhe tritol.

Sipas informacioneve zyrtare Gjergji Petani përfundoi ne prangat e uniformave blu pasi ishte prej disa kohesh nen survejim. Gjate operacionit ku u angazhuan policia lokale, delta force dhe forcat e ndërhyrjes se shpejte te Fierit u gjeten një pistolete “Zastava”, 161 fishekë si dhe disa kallëpe tritoli bashke me ndezëset.

Lënda eksplozive ishte bere gati për shpërthim ndërsa nuk dihet se për çfarë qëllime do te përdorej. Policia gjeti edhe lende narkotike. 51-vjeçari Petani do te përballet me disa akuza.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button