Filloi ndërtimi i stacionit të filtrimit në Likovë

Njëri ndër projektet më kapitale në komunën e Likovës, ndërtimi i ujësjellësit në tërë komunën, ka filluar fazën e dytë të realizimit, respektivisht ndërtimin e stacionit të filtrimit në Likovë, projekt ky në vlerë prej 85 milion denarë.

Për këtë arsye sot në Likovë qëndroi kryeministri Zoran Zaev i shoqëruar nga disa ministra të qeverisë Maqedonisë.

“Kemi ardhur në shënimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e stacionit të filtrimit dhe gypësjellësit për furnizimin me ujë të komunës së Likovës, projekt ky në vlerë prej 84 milion denarë, nga të cilat 75 milion denarë janë siguruar nga Qeveria e RM, përmes linjës kreditore të Bankës Investuese Evropiane, kurse 9 milion denarë janë siguruar nga komuna e Likovës. Ky është vetëm një fillim për furnizimin me ujë të komunës së Likovës. Në shekullin 21, nuk guxojmë të lëmë pa ujë të pijshëm asnjë fshat e asnjë fëmijë në Maqedoni”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.

Filloi ndërtimi i stacionit të filtrimit në Likovë

“Kjo padrejtësi që ju ka bërë qytetarëve të këtij vendi, edhe më heret, nga ky projekt qytetarët të do ta shijojnë ujin të cilin u aka dhënë natyra, andaj uroj që këtë projekt ta shijojnë të gjitha nënat, motrat tona, vëllezërit e fëmijët tanë, dhe se një herë e përgjithmonë most ë ken problem me ujin e pijshëm”, theksoi ministri i ekologjisë Sadulla Duraku.

“Vlerësojmë se me fillimin e punimeve për ndërtimin e ujësjellësit do të zgjidhet kjo cështje e nxehtë për qytetarët respektivisht uji i pijshëm. Me këtë projekt do të ndërlidhen të gjitha 22 vendbanimet e komunës”, tha ministri për transport dhe lidhje Goran Sugarevski, transmeton RTM2.

Filloi ndërtimi i stacionit të filtrimit në Likovë

“Është ditë e rëndësishme për qytetarët e komunës tonë, ka filluar një projekt capital, i cili ka të bëjë me gjësendin elementar për jetë, ujin e pijshëm për banorët e komunës së Likovës”,u shpreh kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi.

Për përfundimin final të këtij projekti janë të nevojshme edhe 8 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button