SMS-të falas, hall apo fat për nxënësit?

Operatorët e telefonisë celulare nga shtatori do tu mundësojnë mësuesve pa pagesë tu dërgojnë SMS mesazhe prindërve të nxënësve të tyre për t’i informuar ato për mungesat dhe notat e fëmijëve të tyre.

Ky obligim për operatorët imponohet me ndryshimet e reja të Ligjit për komunikime elektronike, që i përgatiti Ministria e Shoqërisë Informatike.

“Qëllimet e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit është sigurim të kontinuitetit në implementimin e shërbimit ditar elektronik”, thuhet në sqarimin e Ministrisë së shoqërisë informatike. 

Në ditarin elektronik, i cili nga 1 shtatori do të jetë i domosdoshëm për të gjitha shkollat do të ketë evidentim paralel si në ditaret standarde dhe në këtë mënyrë  do të mundësohet që prindërit përmes internetit të ndjekin suksesin dhe sjelljen e fëmijëve të tyre.

Mesazhi në celular duhet të përmbajë informacion për numrin e mungesave të nxënësit dhe për notat e marra në javën e kaluar. Mesazhet dërgohen një herë në javë në periudhë prej orës 16 deri në 22, kurse prindërit e fëmijës që gjatë javës nuk ka pasur mungesa ose nota të reja nga mësimi, për atë javë nuk do të marrin mesazh SMS.

Prindërit shërbimin e aktivizojnë përmes udhëheqësit të klasës dhe  të departamentit në të cilën mëson fëmija e tyre. Të dhënat për parapaguesit të shërbimeve SMS do t’i ruajë Ministria e Arsimit dhe Shkencës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button