Armenia hap zjarr ndaj vendbanimeve civile të Azerbajxhanit

Ushtria armene ka hapur zjarr ndaj vendbanimeve civile të Azerbajxhanit në linjën e frontit duke përdorur armë të ndryshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Azerbajxhanit, thuhet se ushtria armene duke filluar dje në orët e mbrëmjes deri në orët e mëngjesit të sotëm ka hapur zjarr ndaj vendbanimeve civile në Tovuz, Terter dhe Agdam duke përdorur armë të ndryshme, përfshirë edhe artileri.

Në sulm nuk ka viktima por disa shtëpi janë dëmtuar.

Më tej në njoftim thuhet se Armenia bën provokime të ngjashme kur ka festa dhe ditë të rëndësishme në Azerbajxhan.

Ushtria azerbajxhanase i është përgjigjur me zjarr ushtrisë armene.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button