“Erdoğan dhe Putin të hënën do të diskutojnë për Sirinë”

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu njoftoi se presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan të hënën do të diskutojë për Sirinë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu i cili ndodhet në Pakistan për vizitë zyrtare, pas takimit me homologun pakistanez Shah Mehmood Qureshi, zhvilluan një konferencë të përbashkët për media.

Ai shprehu kënaqësinë për shkak se ndodhet në Pakistan të cilën turqit e konsiderojnë si shtëpinë e tyre të dytë. Çavuşoğlu theksoi rëndësinë e vizitës e cila u zhvillua menjëherë pas zgjedhjeve në dy vendet.

Ministri Çavuşoğlu potencoi politikën e qartë dhe të parashikueshme në përgjithësi për Sirinë dhe në veçanti për Idlibin që është duke e ndjekur Turqia. Sipas tij, Turqia në Siri kërkon paqe dhe zgjidhje politike.

Ai tërhoqi vëmendjen se Turqia është përpjekur shumë për zgjidhje në Astana dhe Gjenevë, ndërsa tregoi se në Siri kërkojnë zgjidhje politike duke shtuar se janë të vendosur në luftën kundër terrorizmit i cili kërcënon të ardhmen e vendit.

Çavuşoğlu tha se Turqia përpiqet në nivel dy dhe trepalësh për ndalimin e sulmeve në Idlib, duke e trajtuar këtë çështje me aktorë të tjerë të ndryshëm.

“Në lidhje me luftën kundër terrorizmit jemi të gatshëm për bashkëpunim me çdokënd por nuk është njerëzore, nuk është e drejtë vrasja e civilëve, grave dhe fëmijëve pa bërë dallim nën petkun e luftës kundër organizatës terroriste. Në këtë mënyrë nuk mund të sjellim paqe dhe qetësi”, deklaroi Çavuşoğlu.

Shefi i diplomacisë turke tha se Turqia do t’i vazhdojë kontaktet e saj në lidhje me këtë çështje. “Të hënën presidenti ynë Erdoğan me presidentin rus Putin do të zhvillojnë edhe një bisedë. Edhe në OKB do të vazhdojmë këto përpjekje”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button