Bie numri i emigrantëve në Evropë

Numri i emigrantëve të paregjistruar që lëvizin drejt Evropës në gjashtë muajt e parë të këtij viti, është zvogëluar për 40 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njofton Agjencia Evropiane e Rojes Kufitare dhe Bregdetare (FRONTEX), raporton Anadolu Agency (AA).

Emigrantët e paregjistruar tani më shumë përdorin rrugën e Mesdheut perëndimor ku numri i emigrantëve në vitin 2018, krahasuar me vitin e kaluar është dyfishuar, thuhet në kumtesë.

Po ashtu theksohet se në rrugën e pjesës qendrore të Mesdheut numri i emigrantëve të paregjistruar është zvogëluar për rreth 80 për qind.

Spanja është një nga vendet në Mesdhe që regjistron dyfishin e numrit të migrantëve në krahasim me vitin e kaluar.

Thuhet se numri i madh i emigrantëve në Spanjë është shkaktuar nga politika e re kundër emigracionit e Qeverisë së Italisë, e cila ka vendosur të mos pranojë emigrantë të cilët nga Libia përmes Mesdheut përpiqen të arrijnë në tokën e Evropës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button