Kriza

Çdoherë kur flitet për një gjendje të caktuar, ndonjë fenomen apo proces, mendoj  se është shumë e rëndësishme që në mënyrë precize të përcaktohet se për çka bëhet fjalë. Kështu, kur flasim për krizë të shoqërisë dhe të shtetit, çdoherë na duhet një ndarje e qartë nga gjendja personale dhe ajo globale. Kjo është shumë e  rëndësishme që të mos përdoren kundër argumentet e njëjta, të gabueshme, për dëshmitë e qarta për krizë. Dëshmi në të cilat çdoherë hasim dhe të cilat i shohim çdo  ditë e më shumë, në çdo hap. Dhe të cilat tregojnë qartë se Maqedonia është në krizë, në shumë nivele dhe në shumë sfera. Them, argumentim i gabuar për ata të cilët duan që me diçka personale apo globale ta hedhin poshtë atë që po ndodh në shoqëri.Edhe Hamleti nuk dukej se ishte bash tamam, por me të vërtetë kishte diçka të kalbur në shtetin e Danimarkës.

Si atje, ashtu edhe tek ne, ka një tendencë që në mënyrë personale apo globale të interpretohet kriza, por ajo nuk i ndihmon aspak krizës së përgjithshme të shoqërisë në Maqedoni. Unë këtë krizë e argumentoj me dy shenja, të cilat çdo ditë e më shumë i vërejmë tek ne. E para është kriminaliteti gjithnjë e më i shpeshtë pa rend e pa karar. ?, këto janë lajmet për vjedhjet e shumave të vogla në mes të ditës, ose për vjedhjet në, deri vonë edhe për vetë vjedhësit vende të shenjta, xhami e kisha! Në fakt, çdoherë ka vlejtur ajo se kur vjedhësit humbasin rendin, atëherë në atë vend është bërë me të vërtetë vështirë.

Shenja e dytë është gjithashtu nga kronika e zezë. Nga arsye akademike kam pasur mundësi të shoh regjistra të vjetra të gjykatave osmane, në fakt, ato janë dokumente mjaft precize nga një administratë pothuajse e përkryer, dhe nga ato dokumente formohet një përshtypje se në krahinat tona ka pasur shkelje të rendit dhe ligjit, më pak të çuditshme dhe më pak bizare se sa, të themi, në Shqipëri, Serbi dhe gjithsesi, në Greqi! Përshtypje kjo e cila më jepte të drejtë të formoj mendimin se çdo herë në këto qytete dhe fshatra të Maqedonisë kanë jetuar, njerëz ndoshta të vegjël, por relativisht të qetë. Por, viteve të fundit, çdo lexim i kronikës së zezë, sipas ngjarjeve , shkeljeve e veprave kriminele të shënuara aty, aludon në faktin se nuk po ngelim pas për asgjë në atë drejtim. Madje për disa gjëra mund të themi se gjendemi mjaft lartë në shkallën  e bizaritetit të shkeljeve!

E gjithë kjo tregon se kjo nuk është vetëm krizë e shtetit, por fundosemi pak më shumë kah shoqëria, e cila po hyn në krizë. Shtetet arrogante u bëjnë dëm qytetarëve të tërhequr dhe joinsistues dhe kjo është fakt edhe për ne këtu. Po ne pra jemi një shtet unik, ku në secilin hap, nga sportelet private deri tek ato shtetërore, pritet radhë për të dhënë para!

Por, të kthehemi te kriza dhe argumentimi i saj. Ajo në nivelin global nuk sqarohet me krizën botërore. Ne akoma kemi ministra aktualë që, me gojë plot, në fillim të krizës ekonomike në Evropë, në vitin 2008, thonin se ajo nuk do të shprehet në Maqedoni. Kur panë se kjo mund të shndërrohet në argument  për mbrojtje të politikave më të këqija ekonomike në historinë e Maqedonisë, i ndërruan fjalët. Njëri prej tyre, Fatmir Besimi, kaloi në Mbrojtje, sepse, me siguri pa se vetëm me mjete militante mund të mbrohet një gënjeshtër dhe manipulim i tillë, ndërsa ky tjetri  ende është ministër i Financave. Por, tani atë e mban aty vetëm opozita, herë me përmendje, herë me impiçment (votim për besim). Ndryshe, edhe unë si një laik mbi ekonominë tashmë po vërej, që shifrat dhe statistikat do ta nxjerrin ate vet, jo vetëm nga Qeveria por edhe nga mendja!

Ndërsa aq më pak fshihet kjo krizë me sulme në nivel personal. Kjo edhe i ndodhi kryeministrit, i cili në nivelin personal donte të jep kundër argument rreth ngjarjes së javës, takimin e dy personaliteteve, Cërvenkovskit dhe Georgievskit. Me këtë rast duke moskuptuar se që kur janë takuar, këta të dy, me siguri vetëm për një gjë suksesshëm janë marrë vesh, se personalisht ata të dy nuk do të marrin më asnjë funksion. Ashtu edhe kryeministri ynë, dëshironte ta fsheh krizën, ndërsa vetëm në dy fjali shtatë herë përmend fjalën krizë!

E njëjta gjë u ndodhi edhe ortakëve të tij të BDI-së. Ata duke dashur ta fshehin frikën nga shpallja për themelimin e lëvizjes PYKA harruan kuptimin e parë të kësaj fjale. Se PYKA është një copë druri e mprehtë dhe e ngushtë që përdoret për çarjen e druve apo vendoset për ngritje të peshës, por si e tillë është mjet ndihmës. Të ishte BDI-ja, vërtetë, parti e politike do të qeraste drekë për çdo mbledhje të organizatave qytetare dhe aktivistëve tjerë. Kështu ajo kot harxhon para në blerjen e njerëzve, kur ja sapo u kry Kampionati Evropian, ku u tregua se Ibrahimoviçi është një futbollist spektakolar, por Suedia është përfaqësuese, ajo që është. Ekipi dhe trajneri, edhe atë si, ndikojnë në rezultatin. Kështu me një sjellje të tillë u dëshmua se BDI-ja harroi komentin e parë të fjalës popullore shqipe se frika është pa pare. Që do të thotë se ajo merret në sasi të papërcaktuara! E po për hajr qoftë edhe frika edhe PYKA!

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button