Shkupi vazhdon të jetë qendër e vizitave ndërkombëtare, pesë shtete në radhë (FOTO)

Në kuadër të fushatës së referendumit të 30-shtatorit, kryeqyteti i Maqedonisë, Shkupi do të vazhdojë të jetë qendër e vizitave diplomatike botërore, në të cilat jepet mesazhi: “Qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën për votim dhe të dalin në referendum, pasi që suksesi lehtëson anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE”. Kjo siguron stabilitet ekonomik, rritje e sigurisë, krijimin e shtetit të së drejtës, dhe ardhmëri më e mirë për të rinjtë, shkruan Portalb.mk.

Më 17 shtator, e hënë do të vijë sekretari i SHBA-së për Mbrojtje, Xhejms Matis

Sekretari i SHBA-së për Mbrojtje, Xhejms Matis, ka paralajmëruar se do ta vizitojë Maqedoninë që të shpreh mbështetje të qartë për referendumin për çështjen e emrit, por edhe shqetësim për shkak të përzierjes së mundshme të Moskës në këtë proces.

“Do të shkoj t’i vizitojë miqtë tanë të Maqedonisë dhe qartë do t’u them se SHBA e përkrah popullin e Maqedonisë”, tha Matis në deklaratë për gazetarët në Pentagon.

Në pyetje gazetareske, nëse është i shqetësuar për përzierjen e Rusisë në referendumin e Maqedonisë, sekretari Matis tha: “Jam i shqetësuar për atë. Mendoj se nuk duhet që të ketë përzierje në demokraci. Nëse shprehet qëndrimi në letër është një gjë tjetër, por nëse bëhen vështirësi si Rusia ka praktikuar në Ukrainë dhe në SHBA, dhe tani në Maqedoni pasi që Rusia gjithmonë u përshtatet situatave specifike, ndërkaq në lidhje me mua, unë do të isha i kujdesshëm”.

Paraprakisht, në Shkup për vizitë dhe mbështetje të referendumit kanë dhënë zëvendës ndihmësin e sekretarit shtetëror për çështje evropiane dhe euroaziatike, Ves Miçelpërfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, kancelarja gjermane, Angela Merkelsekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kancelari austriak, Sebastian Kurc.

Përndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe, referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

http://portalb.mk/555744-te-dielen-ne-shkup-marshohet-per-maqedoni-evropiane-video/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button