Agjencitë serbe bëjnë ofertë turistike për në Shqipëri

Agjencitë turistike serbe bëjnë ofertat turistike për në Shqipëri, por që në fillim ato provokojnë ndjenjat e shqiptarëve, ku Shqipërinë e paraqesin gjeografikisht si të kufizuar në veri të saj me Serbinë dhe jo me Kosovën, siç është aktualisht.

“Shqipëria, vendi i shqiponjave. Në pjesën veriore përkufizohet me Serbinë, në pjesë të tjera me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë”, thuhet në guidat turistike të agjencive turistike serbe, që për herë të parë kanë filluar ofertat e tyre turistike me destinacion Shqipërinë.

Kompanitë turistike serbe kanë vlerësuar mjaft ofertat turistike në Shqipëri, duke i bërë reklamë këtij vendi, madje një nga agjencitë e krahason Sarandën me Budvën dhe si një konkurrencë mjaft serioze për destinacione të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button