Ademi prej Gostivari: “Po” në referendum, që ta bëjmë Evropën në Maqedoni (FOTO)

Pas marshutës së mbajtur  në Vrapçisht, Lëvizja BESA mbajti edhe tubimin qendror të saj në Pallatin e Kulturës në Gostivar, në të cilën u dha mesazhi se qytetarët duhe t’i thonë “po” referendumit, pasi që ajo mundëson që Evropa të bëhet në Maqedoni dhe sjellë perspektivë për të rinjtë, transmeton Portalb.mk.

Ministri i Kulturës nga radhët e BESËS, Asaf Ademi vlerësoi se rrethimi “po” në referendum do të thotë ta bëjmë Evropën në Maqedoni.

“PO-ja e këtij referendumi është PO për amanetin e stërgjyshërve tanë, që na thanë të kujdesemi për këtë troje, dhe është PO për kërkesën e të rinjve, që na pyesin a ka shpresë këtu. Unë ju them PO. Këtu do ta bëjmë Evropën dhe ju nuk keni më nevojë të shpërnguleni”, tha Ademi.

Deputeti i Lëvizjes BESA nga Tetova, Nexhbedin Kahremani vlerësoi se kalimi i referendumit do të mundësojë perspektivë më të mirë për jetë.

“Erdhi më koha që gjeneratave të reja t’ju sigurojmë perspektivë më të mirë, unë jam i lumtur që po kontribuoj në momentet më historike të vendi që gjeneratat e reja të arrijnë perspektiva më të mira për jetë”, tha Kahremani.

Në tubim ka folur edhe kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi  dhe sekretari i përgjithshëm, Skender Rexhepi – Zejdi.

Lëvizja Besa me kryetar Afrim Gashi në tubimin në Gostivar
Lëvizja Besa me kryetar Afrim Gashi në tubimin në Gostivar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button