Përfitimet e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, të pakontestueshme

Sot në Komunën e Tetovës në prani të përfaqësuesve të sektorit joqeveritar të qytetit të Tetovës, u organizua panel diskutim dhe debat i hapur, ku të pranishëm ishin, ambasadori i zyrës së BE në Maqedoni  Samuel Zhbogar, kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, Zv/ministri për i mbrojtjes  Bekim Maksuti, Kryesuesi i Këshillit Komunal  Bekim Memeti si dhe Arlinda Beqiri nga Sekretariati për Çështje Evropiane i Republikës së Maqedonisë.

Në këtë debat u bë thirrje deri tek organizatat joqeveritare që të bëhen pjesë e koalicionit “Bashkë për Maqedoni Evropiane”, që paraqet një lëvizje joformale nga grupet qytetare, bashkësitë, organizatat joqeveritare, sindikatat, partitë politike, odat ekonomike, të cilat lidhur me referendumin e 30 shtatorit, pajtohen ti ftojnë qytetarët të dalin për të votuar për Maqedoni evropiane.

Në diskutim të pranishmit potencuan  rëndësinë që ka referendumi i 30 shtatorit për ardhmërinë evropiane të vendit duke potencuar se bëhet fjalë për një rrugë e cila nuk ka alternativë, dhe se qytetarët e vendit duhet që patjetër të thuan fjalën e fundit dhe më 30 shtator të vulosin perspektivën euroatlantike të vendit.

Janë të pakontestueshme përfitimet të cilat vendet e vogla, si Republika e Maqedonisë i marrin nga anëtarësimi në Aleancën Veri-Atlantike dhe ato janë: Pjesëmarrje aktive në marrjen e vendimeve me anë të konsensusit të plotë të shteteve pjesëmarrëse, për shtetet e vogla kjo d.m.th. një vizibilitet dhe faktorizim më të madh ndërkombëtar. Gjithashtu një nga benefitet e anëtarësimit në NATO është padyshim mbrojtja kolektive, pasi që sistemi kolektiv i mbrojtjes për shtetet e vogla është shumë më pak i kushtueshëm dhe shume me efikas se ai vetanak apo shtetëror. Paralelisht me këtë një anëtarësim i plotë i vendit tonë në NATO padyshim që nënkupton mundësi më të mirë për adresim të sfidave të reja të sigurisë si dhe zhvillim të proceseve demokratike në vend, pasi që praktika e vendeve që janë anëtarësuar në NATO flet qartë për një tendencë pozitive të miratimit dhe vënies në funksion të shumë ligjeve që sigurojnë kontroll më të madh të shoqërisë mbi ushtrinë, luftimin e politikave nacionaliste, zgjerim të të drejtave të shoqërisë civile, dhe një sërë masash të tjera ligjore që sigurojnë një zhvillim më të madh demokratik të vendeve anëtare.

Gjithashtu Maqedonia paralelisht me anëtarësimin e plotë në NATO do të fillojë edhe procesin e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Rëndësi të veçantë në diskutim iu kushtua edhe problematikës së shfrytëzimit të fondeve IPA si dhe fondeve paraqasëse me të cilat disponom vendi ynë deri në anëtarësimin e plotë në Unionin Evropian. Këto fonde si dhe fondet e programit IPA të cilat me anë të asistencës për kofinansim nga institucionet shtetërore dhe lokale, do të jenë më të arritshme për sektorin joqeveritar si shfrytëzues të tyre.

Benefitet e të qënurit anëtare në Bashkimin Evropian janë kryesisht të natyrës ekonomike dhe lidhen ngushtë me mirëqenien ekonomike të qytetarëve, por edhe me aspekte të tjera të jetës shoqërore si që janë: arsimi, shëndetësia, kultura dhe respektimi i garantuar i të drejtave dhe lirive të njeriut.

Në aspektin ekonomik një nga përfitimet dhe mundësitë zhvillimore të  Bashkimit Europian është padyshim tregu i lirë evropian, që paraqet tregun më të madh ndërkombëtar në botë dhe i cili garanton: konkurencë më të madhe në shërbime dhe mallra, reduktimin e shpenzimeve për të bërit biznes, efikasivitet më i madh i biznesit, eliminimi i praktikave jo kompetitive si që janë monopolet në tregje të caktuara, harmonizimi i standardeve të punës, reaizimi me aktivitetit ekonomik me një valutë të vetme, si dhe qarkullimi i lirshëm i njerëzve dhe mallrave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button