Pamja e fletëvotimit të referendumit mbahet në fshehtësi, ja si dukej në vitin 1991 (FOTO)

Në fshehtësi mbahet pamja e fletëvotimit për referendumit. Për arsye të sigurisë, anëtarët e KSHZ-së i kanë larguar gazetarët nga salla në momentin kur në rend dite erdhi pika me të cilën duhet të konstatohet se si duhet të duket pamja e fletëvotimit, njofton Portalb.mk.

Fletëvotimin do ta shtyp, shtëpia botuese Kiro Dandaro ndërkaq shuma, ashtu si[ kanë informuar nga KSHZ do të jetë ndjeshëm më e vogël se nga shumë që deri më tani janë paguar.

Sa për ilustrim, Portalb.mk, ua sjell fletëvotimin e referendumit të vitit 1991 për pavarësimin e Maqedonisë.

Referendum

Referendumi do të zbatohet në 3.399 vendvotime, ndërkaq pasi që në 81 vendvotime është konstatuar se ka më pak se 10 votues, të njëjtat do të bashkohen në vendvotimet më të afërta ku numri është më i madh.

KSHZ informoi se prej nesër fillon edhe me fushatën zgjedhore me të cilën do të informohen qytetarët për referendumin do t’ua tregojë të drejtat e tyre.

Për referendumin, ashtu si[ informojnë nga KSHZ, janë paraqitur rreth 6.000 vëzhgues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button