Macja me shtatë shpirtëra… i mbijeton larjes në lavatriçe

Legjendat për pasjen e shtatë shpirtërave nuk janë vetëm mite urbane, ndërsa një mace në Britaninë e Madhe tregoi se kundër të gjitha gjasave, i mbijetoi larjes në lavatriçe nga pronari i saj.

Ngjarja u filmua nga pronari brutal me një kamera dhe më pas u postua në “youtube”, ku ai i kërkonte shikuesve që të jepnin një notë për idenë e konsideruar prej tij si “gjeniale”.

Pasi futi kafshën e tij shtëpiake në centrifugën e lavatriçes, video tregoi se si maces iu imponuan tre rrotullime të plota në programin e saj të shplarjes.

Përtej të gjitha gjasave, kafsha arriti të dilte gjallë nga ky gjest mizor, ndonëse dukshëm e trullosur dhe e frikësuar.

Shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve reaguan me tërbim ndaj kësaj ngjarje, ndërsa i kërkuan autoriteteve të arrestojnë menjëherë autorin.

Në bazë të legjislacionit britanik, brutaliteti ndaj kafshëve është i dënueshëm deri në dy vjet heqje lirie dhe pronari i maces përballet tashmë me mundësinë e burgimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button