Durrës, kapet kamioni me 300 kg kanabis në Port, do nisej drejt Italisë

Rreth 300 kg lëndë narkotike e llojit, kanabis sativa u kap brenda një kamioni në pikën e kalimit në Portin e Durrësit. 

Burime nga policia e Durrësit bënë të ditur se lënda narkotike u gjet brenda kamionit me targa italiane i shoqerisë T.E që drejtohej nga një person, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur. Shoferi po merret në pyetje për të zbuluar më shumë rreth trafikut të paligjshëm të lëndëve narkotike. 

Destinacioni i kanabisit do të ishte Italia, pasi trageti ku do të hipte kamioni pritej te nisej drejt vendit fqinj. 

Ne Portin e Durresit jane kryer disa aksione natidroge. Rasti i fundit i sekuestrimit të një sasie droge në Portin e Durrësit është regjistruar në 10 maj kur policia gjeti dhe sekuestroi 10 kilograme heroinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button