Prishtina e Kosova kremtojnë 4 Korrikun e SHBA-së

Përvjetori i 236- i Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, si rëndom në vitet e pasluftës, përkatësisht të çlirimit të Kosovës, në Kosovë po kremtohet me manifestime të ndryshme. Në Sheshin Bil Klinton në Prishtinë, sot pjesëtarët e FSK-së, pranë përmendores së ish-presidentit amerikan Bill Clinton, kanë ngritur flamurin amerikan, në shenjë nderimi për kontributin e madh të SHBA-së në çlirimin e vendit tonë. 

Pas pak çastesh në sheshin qendror të Prishtinës, Nëna Terezë, fillon koncerti tradicional për 4 Korrikun, ku do të paraqiten bende e këngëtarë të njohur kosovarë. 

Me rastin e Ditës së pavarësisë së SHBA-së ambasadorit amerikan në Kosovë i arritën urime të shumta. Urime pos tjerësh dërgoi edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila pos ambasadorit Dell uroi edhe stafin diplomatik amerikan në Kosovë, pjesëtarët e KFOR-it, popullin dhe qeverinë e Shteteve të Bashkuara.

“AAK dhe populli i Kosovës do t’i jenë përherë mirënjohës popullit dhe qeverisë së SHBA-së për mbështetjen e dhënë vendit tonë, në përpjekjet tona të djeshme për të fituar lirinë dhe në këto të sotmet për të ndërtuar shtetin dhe demokracinë e vërtetë në Republikën e Kosovës, andaj festa e SHBA-së është edhe festë e jona”, thuhet pos tjerash në urimin e AAK-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button