Veseli flet për letrën drejt Mogherinit: Opozita i tha mbathi çizmet e mbrona Kosovën

Pjesën më të madhe të diskutimit të tij, kreu i Kuvendit dhe i PDK-së, Kadri Veseli e ka orientuar kundër opozitës, në intervistën që ka dhënë për Rubikon të KTV-së.

Aty ka komentuar edhe letrën që opozita ia dërgoi përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, që po lehtëson dialogun mes Kosovës e Serbisë në Bruksel.

“Opozita ime e nderuar ia dërgoi një letër Mogherinit, ku i tha m’i vesh çizmet e me rujt Kosovës”, ironizoi kryeparlamentari Kadri Veseli duke komentuar letrën e opozitës dërguar përfaqësues së lartë të BE-së, Frederica Mogherini.

“Është e paprecedent dërgimi i letrës drejt Mogherinit duke i thënë na ruaj Kosovën. Kosovën e ruajmë ne. Nuk është e dinjitetshme që për detyra tona t’i shkruajmë Mogherinit. Po çka nëse ju thotë Mogherini atë çka po u themi ne çdo ditë, që të bëhemi bashkë”, ka thënë ai.

Sipas Veselit, përpjekjet e opozitës nuk janë serioze dhe sjelljet e tyre janë vetëm për përfitime politike.

“Nuk e ka seriozisht, për vetë faktin se po mundohen që me këtë formë me arrit përfitime politike. Për demarkacion i kemi humbur tri vite”, ka thënë ai.

“Deri në qershorin e vitit të ardhshëm ideja është që të kemi një marrëveshje. Do të ishte ideale që deri në qershorin e ardhshëm ta kemi marrëveshjen”, ka thënë Veseli i pyetur se kur mund të pritet përfundimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button