BE do të themelojë qendër për mbrojtje kibernetike

Komisioni Evropian ka propozuar ngritjen e një qendre për mbrojtje kibernetike për të ndërmarrë një “rol udhëheqës” në fushën e mbrojtjes kibernetike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisionerja evropiane për ekonominë dhe shoqërinë digjitale, Maria Gabriel, në një konferencë të përbashkët për media në ndërtesën e KE-së me Komisioneren evropiane për çështjet e drejtësinë, konsumatorët dhe barazinë gjinore, Vera Jourova dhe Komisionerin e Sigurisë në BE, Julian King, njoftuan mbi propozimin për krijimin e një qendre për mbrojtje kibernetike.

Gabriel vuri në dukje se BE ka shumë njohuri dhe përvojë në fushën e mbrojtjes kibernetike dhe shtoi se qendra e re do t’i mundësojë Unionit të ndërmarrë një “rol udhëheqës” në këtë drejtim në botë.

Ajo tha se qendra e re do të kontribuojë në krijimin e një rrjeti midis vendeve anëtare dhe krijimin e një bashkëpunimi. Sipas saj, qendra e cila fillimisht do të themelohet me 80 punonjës është planifikuar që në vitin 2023 të kalojë në veprim në Bruksel.

Më tej Gabriel potencoi se qendra e cila do të bashkëpunojë edhe me sektorin privat do të zhvillojë punë kërkimore dhe inovatore ndërsa do të sigurojë fonde për studimet e infrastrukturës në vendet anëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button