Largime nga lëvizja PYKA

Përmes një komunikate për medie, shtatë nga gjashtëmbëdhjetë anëtarët e këshillit organizativ të lëvizjes së porsaformuar qytetare PYKA njoftojnë se nuk do të jenë pjesë në këtë lëvizje sepse emrat e tyre janë abuzuar, sipas tyre format e PYKA-s janë meskine që u shkojnë për shtati grupeve apo individëve të caktuar.

“Në këto kohë të turbullta kur shoqëria shqiptare po përballet me lloj-lloj problemesh dhe kur qartë shprehen tendencat për ta përçarë sa më shumë votën shqiptare me lëvizje të reja politike e apolitike, duhet bërë çmos që të arrihet një unitet sa më i plotë i shoqërisë shqiptare. Natyrisht ne nuk vlerësojmë se nuk ka hapësirë për masë kritike, por jo përmes formave meskine që u shkojnë për shtati grupeve apo individëve të caktuar” thuhet në komunikatën e gjashtë anëtarëve të kësaj lëvizjeje.

Ata janë: Ekrem Dolek nga Oda tregtare e Maqedonisë, Hulusi Fetau oda tregtare e Maqedonisë, Bejtulla Morina, nga OJQ Esnaf, Imer Bajrami-piktor, Liman Jetishi –afarist, Ekrem Vllasaku nga OJQ Prosperiteti dhe Ramadan Ferati – afarist.

Nga ana tjetër, anëtarët që nuk do ta lëshojnë lëvizjen u shprehën se nuk e kanë të qartë ku është bërë abuzimi kur 6 personat që dolën me komunikatë me vetëdëshirë kanë marrë pjesë dhe kanë dhënë ide për formimin e PYKA-s.

“Nuk kemi pas ndonjë mosmarrëveshje deri më tani, nuk i kuptojmë arsyet pse këto persona kanë dalë me këtë reagim. Ato me vullnet të plotë dhe me vetëdijen e tyre kanë ardhë në dy mbledhjet e përbashkëta për themelimin e PYKA-s, madje kanë kontribuar me ide. Me gjasë bëhet fjalë për frikësim, preson, apo diçka e ngjashme nga dikush që i ka shtyrë këto persona të dalin me reagim të tillë” thonë nga PYKA për Portalb.

Lëvizja PYKA dy ditë më parë shpalosi listën e pjesëmarrësve dhe u promovua si Lëvizje me platformë qytetare, të qëndrueshme, publikisht vizible, mëton të jetë faktor me ndikim shoqëror e politik, pjesëmarrës proaktiv në shoqëri, duke kontribuar në  demokratizimin e mëtejshëm të shoqërisë na Maqedoni. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button