Shkurtim rrogash apo shpërblim të mjekëve?

Me pagesë sipas kontributit do të ndahen punonjësit e përkushtuar prej atyre që punojnë më pak. Institucionet shëndetësore kanë afat deri më 12 korrik të bëjnë lista të pikave, kështu ka urdhëruar ministria e shëndetësisë.

Ata të cilët nuk do të plotësojnë normën dhe nuk punojnë sa duhet, do të ndëshkohen në rrogë. Punonjësit të cilët do t’i përmbushin obligimet e tyre dhe i përkushtohen punës do të shpërblehen.

Një pjesë e mjekëve reaguan, por ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov konsideron se kjo rregull mund t’i frikojë vetëm ata të cilët nuk i kryejnë detyrimet e veta. 

Përpos tyre, me kritikë sot doli edhe LSDM-ja. Sekretari i partisë, Andrej Petrov, akuzoi duke thënë se ministri shkurtimin e rrogave e quan “pagesë sipas kontributit”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button