PDSH: Do ta bllokojmë Kuvendin, derisa të zgjidhet çështja e shqipes

Gjatë punimeve të Këshillit të kanalit të kuvendit, ku u shqyrtua problemi me emitimin e përkthimit në gjuhën shqipe, PDSH u kërcënua se nëse nuk zgjidhet ky problem, ata do të bllokojnë punën e Kuvendit.

“Do vijë dita do dal në foltore dhe nuk lëviz nga foltorja, do e bllokoj punën e parlamentit, çka e kam të drejtë” – tha Zijadin Sela, deputet i PDSH-së.

“Parlamenti ka dy mundësi ose të bëj atë që ne kërkojmë, që është shumë praktike dhe shumë teknikisht e realizueshme. Toni që përcillet nga parlamenti brenda të jetë në origjinal qoftë shqip, qoftë në gjuhën maqedonase,  dhe të jetë në dual 1, ndërsa përkthimi të jetë te kabina dhe ai sinjal që flet përkthyesi qoftë në gjuhën maqedonase, qoftë në gjuhën shqipe të jetë në opsionin dual 2, t’i kështu i bën të barabartë qytetarët” – tha Sela.

Zgjidhje për këtë problem kërkojnë edhe nga partia tjetër opozitare, RDK.

“Është e vërtet se jo vetëm që nuk mund të përcillet as diskutimi, nuk mund të përcillet as përkthimi si duhet, ne kemi shumë lëshime në përkthim, ajo është një punë shumë e rëndë për përkthyesit  dhe është vështirë që ata të mbërrijnë dhe të përkthejnë çdo mesazh të cilin deputeti e jep gjatë diskutimit, mos flasim për sferën e përcjelljes së gjendjes emocionale” – tha Izet Zeqiri nga RDK.

Talat Xhaferi, koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, shprehi si ide formimin e një grup pune i cili mund të merret me këtë çështje.

“Ideja, mendimi im është që për të dal prej kësaj në bazë të nenit 7 të rregullores për punën e këtij komisioni të përcaktohet një grup pune i cili edhe teknikisht edhe politikisht po deshëm të mundet të bën përcjelljen edhe të normave ligjore ku janë defektet ligjore edhe të normave teknike dhe prej asaj pune të del një propozim konkluzion për komisionin” – tha Talat Xhaferi.

Por kjo ide e Xhaferit u prit me skepticizëm nga deputetët opozitar shqiptar.

 “Ju mund të bëni edhe grup pune, mund të bëni çfarë të doni, por ne do të vazhdojmë të protestojmë derisa sinjali në dual një të shkoj në shqip. Dhe derisa kjo çështje nuk zgjidhet, jo grup, por mund të formon nuk e di se çfarë tjetër ne do ta vazhdojmë këtë rrugë dhe akoma më keq.

“Ju mund të bëni edhe grup pune, mund të bëni çfarë të doni, por ne do të vazhdojmë të protestojmë derisa sinjali në dual një të shkoj në shqip. Dhe derisa kjo çështje nuk zgjidhet, jo grup, por mund të formon nuk e di se çfarë tjetër ne do ta vazhdojmë këtë rrugë dhe akoma më keq” – tha Zijadin Sela.

Lajme të ngjashme

Back to top button