Tani e tutje, mbushës solar për telefona në mes të sheshit

Gjatë ditës së sotme, në sheshin “Maqedonia” u promovua mbushësi solar për çdo lloj telefoni celular. Qytetarët e Shkupit, por edhe vizitorët e këtij qyteti që nga dita e sotme mund ta përdorin këtë mbushës solar për telefona kur nuk kanë mbushës me vete, apo kur nuk kanë qasje deri te energjia elektrike.

“Mbushësi solar nga sot mund ta përdorë çdokush që ka nevojë për ta mbushur telefonin me energji elektrike, kur kanë harruar mbushësin e tyre dhe nuk kanë bateri në telefon”, tha Lazar Geçevski, drejtor i Agjencisë për energjetikë.

Ai paralajmëroi edhe hapje  të mëtutjeshme të kësi lloj objekteve “të gjelbra” energjetike të cilët do të mund të mbushin edhe motoçikletat dhe biçikletat elektrike dhe të mbushës të tjerë.

“Ky mbushës solar tani për tani është i vetmi i këtij lloji dhe me të mund të mbushen më shumë lloje të telefonave celularë në të njëjtën kohë. Qëllimi është mbushja e telefonave celularë me energji të marrë drejtpërsëdrejti nga dielli”, tha prefekti i Shkupit, Koce Trajanovski.
Ai apeloi tek qytetarët që t’i përdorin mbushësit në mënyrë të përgjegjshme dhe të mos e dëmtojnë atë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button