Eurodeputeti Ivo Vajgëll: Kam frikë se Maqedonia nuk do të ketë më mundësi të tillë për zgjidhje të problemit

Në një bisedë me MIA-n, eurodeputeti dhe raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgëll e kritikoi “qëndrimin negativ” të opozitës drejt zgjidhjes së kontestit të emrit dhe tha se ndjen frikë që referendumi mund të jetë “mundësia e fundit” për zgjidhjen e problemit, transmeton Portalb.mk.

“Mendoj se tani është momenti ku të gjithë duhet të mbeten në linjë të njëjtë, në anën e interesit afatgjatë për Maqedoninë. Sepse është e vështirë të besohet se ndonjëherë, përsëri do të ofrohet ndihmë nga të gjithë faktorët ndërkombëtar për hyrje të Maqedonisë në NATO dhe BE. Nëse nuk ka sukses këtë herë, kam frikë se kjo do të jetë mundësia e fundit”, theksoi Vajgëll.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button