Pas pjesëmarrjes në ‘100 milionë’, dy mësuesit ndërtuan shkollën në Skrapar (FOTO)

Donald Dervishi dhe Borsion Spaho janë dy mësues në zonën e Vëndresh Mal, në Skrapar. Ata u bënë të njohur për publikun kur morën pjesë në emisionin “100 milionë”, ku fituan 2.5 milionë lekë të vjetra dhe kanë arritur që përveç tyre të grumbullojnë edhe më shumë se 10 milonë të tjera. Po ashtu, kompani dhe individë u kanë dhuruar materiale të ndryshme, falë të cilave mësuesit kanë mundur të bëjnë realitet ëndrrën e tyre për të ndërtuar shkollën në fshat.

Të pranishëm në “Ftesë në 5”, Donaldi dhe Borsioni folën në lidhje me këtë nismë dhe dhanë një mesazh për kolegët e tyre mësues: “Edhe mësuesit dhe kolegët tanë në Shqipëri duhet t’i shohin gjërat më ndryshe. Mësues nuk quhesh se ke marrë një diplomë apo se do marrësh rrogën në fund të muajit, por ke një mision më të gjerë, duhet të arrish që nxënësit t’i bësh dikushin në jetë”, -është shprehur Donaldi, transmeton Class.

Tashmë fshati ka një shkollë të re gati për të mirëpritur nxënësit këtë vit shkollor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button