fbpx

“Skënderbeu – simbol i qëndresës së pamposhtur” të shtunën në Shkup (FOTO)

Manifestimi kulturor  “Skënderbeu – simbol i qëndresës së pamposhtur” do të mbahet të shtunën në hapësirat e Çifte Hamamit në Çarshi të Shkupit, njofton Portalb.mk.

Do të nis në ora 14:00 me promovimin e veprave “Problemi shqiptar në RP (S) të Maqedonisë 1944-1974”, me autor Qerim Lita. Për të do të flasin profesorët: Sadik Mehmeti, Halim Purelku dhe Nuridin Ahmeti.

Në ora 18:00 do të mbahet orë letrare dhe ekspozitë e titulluar “Ne jemi arbër”.

Manifestimin do ta begatojë shoqata kulturore artistike “Shqiponja” dhe tingujt e kitarës të Driton Sulejmanit dhe të violinës së Mentor Sulejmanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button