Mickoski: Më 30 shtator do ta shihni qëndrimin tim për referendumin

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, mbrëmë në misionin e Televizionit 24, ka refuzuar të deklarojë nëse ai do të dalë të votojë në referendum për Marrëveshjen e Greqisë, njofton Portalb.mk.

“Patjetër do të duhet të pritni deri më 30 shtator dhe ta shihni qëndrimin tim. Nëse Hristijan Mickoski do të dalë ose jo të votojë në referendum, në këtë moment fare nuk është e rëndësishme. Është e rëndësishme që VMRO-DPMNE vendosi që të mos bëjë fushatë për këtë marrëveshje kapitulluese. Në këtë referendum kjo marrëveshje e ashtuquajtur nuk është pjesë e pyetjes së referendumit, por pyetja është me tre kuptime, manipuluese dhe ka për detyrë të krijojë huti te qytetarët”, tha Mickoski.

Ndryshe, dje Mickoski pasi që deklaroi se qytetarët në referendum të votojnë në bazë të bindjeve vetanake, kërkoi duel televiziv me Zaevin, pasi që sipas tij, “në tryezë kemi marrëveshje dhe shumë çështje për të cilat Zaevi duhet të japë sqarim deri para 30 shtatorit”. Kryeministri Zoran Zaev, ka deklaruar se do të pranojë debat me Mickoskin, atëherë kur ky i fundit do të deklarohet se është kundër bojkotimit të referendumit

LEXO: VMRO-ja e bëri të ditur qëndrimin për referendumin, por Mickoski ka një kërkesë për Zaevin
LEXO: Zaev: E pranoj debatin, nëse Mickoski është kundër bojkotimit të referendumit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button