Trump nënshkroi urdhër për të ndëshkuar ndërhyrësit e huaj në zgjedhje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv, që autorizon sanksione kundër çdo vendi apo individi që ndërhyn në zgjedhjet në SHBA.

Urdhri udhëzon komunitetin e inteligjencës të monitorojë dhe raportojë përpjekjet për të prishur infrastrukturën zgjedhore, si dhe propagandën, transmeton REL.

Urdhri po ashtu vë ndalesa ose kufizime për ata që dyshohen se kryejnë ndërhyrjen.

Trump është kritikuar për përgjigjen e tij ndaj ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA.

Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë konstatuar se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhje për të ndihmuar zgjedhjen e Trumpit, përballë kandidates demokrate, Hillary Clinton.

Por, Trump vazhdimisht ka thënë se akuzat janë kryesisht rezultat i demokratëve që kërkojnë të zhvendosin përgjegjësinë pas dështimit të tyre.

Rusia po ashtu i ka mohuar akuzat.

Zgedhjet për Kongresin e SHBA-së mbahen në nëntor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button