5 fëmijë me Roman Abramovich, flet për herë të parë ish-gruaja e manjatit rus

Ish-gruaja e Roman Abramovich ka dhënë intervistën e saj të parë 11 vjet pas ndarjes me manjatin rus, Roman Abramovich.

Nëna e 5 fëmijëve të miliarderit, Irina Abramovich, një ish-stjuardesë, e cila u martuar me Roman Abramovich në vitin 1991 në një intervistë për Russian Tatler ka folur për jetën e saj para dhe pas divorcit, transmeton Top Channel. 

“Nëse do të ekzistonte divorci perfekt, do të ishte ai mes meje dhe Abramovich”, është shprehur ajo teksa rikujton se ndarje me miliarderin rus u realizuar në fshehtësi të plotë, teksa vendosën në 2007-ën që rrugët e tyre të merrnin drejtime të ndryshme, duke mos thënë asnjë fjalë të keqe për njëri-tjetrin.

Ish-gruaja e oligarkut rus Roman Abramoviç, e përshkruan martesën e saj si një ‘kafaz të stolisur’, ndërsa tashmë e divorcuar ajo i është dedikuar besimit fetar, por përfiton ende nga milionat e përfituara nga divorci.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button