Abdylmenaf Bexheti zyrtarisht Rektor i ri i UEJL-së

Në Universitetin e Evropës Juglindore sot u mbajt ceremonia e inaugurimit të rektorit të ri, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, përcjell Portalb.mk.

Rektori ri I UEJL-së u zotua se do të punon me përkushtim dhe guxim për një arsim sa më cilësorë në vendin tonë, dhe që Universitetin e Evropës Juglindore të ngritet në universitet më të mira në vend dhe më gjërë.

“Si rektor i tretë i UEJL-it, premtoj se do bëj përkushtimin maksimal për të vazhduar dhe rritur vlerat e lart-theksuara. Sfidat e qëndrueshmërisë financiare të Institucionit do t’i menaxhojmë me prudentizëm maksimal, transparencë të lartë, llogaridhënie profesionale dhe efiçiencë maksimale të mundshme. Shpresoj në mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare si dhe Institucioneve vendore në funksion të njohjes së vlerave publike që i krijojmë për të mirën publike. Pas përmbushjes së Misionit bazë, mbase ka ide për internacionalizim të plotë të UEJL-së por sigurisht pasi që të gjendet modeli i qëndrueshmërisë financiare në kushtet e një regjioni të integruar në BE, kur edhe standardi jetësor do mundësojë një funksionim të tillë”, tha Abdulmenaf Bexheti, rektor i UEJL-së.

Pas tetë vitesh si Rektor i këtij universiteti, profesori Zamir Dika tani gjendet në rolin e ri atë të profesorit, ai e dorëzoi detyrën e tij si dhe uroi Rektorit të ri këtë privilegj.

“I dashur Menaf, Rektor i nderuar. Universitetin po e dorëzoj me më shumë sfida se sa mundësi. Je i zgjedhur për të udhëhequr me këto resurse të mrekullueshme dhe me këtë ide që të obligon, në një kontekst të vështirë gjeopolitik, ekonomiko-demografik, me vlera të politizuara shoqërore dhe me një rrjet jo-konkurrues të arsimit të lartë. Duke qenë i bindur se je i vetëdijshëm për të gjitha këto sfida, kam besim të plotë se me përvojën tënde jetësore, me kulturën e punës dhe përkushtimin profesional, diapazonin e gjerë të përfshirjes edhe në sektorët tjerë që komplementojnë arsimin e lartë, me energjinë e pashtershme që të ka siguruar një rrjet miqsh që do të të gjenden gjithmonë afër për të të përkrahur, do të arrish ta çosh edhe më lart idenë për Universitetin e Evropës Juglindore”, deklaroi ish rekroi I UEJL-së, profesor Zamir Dika.

Në ceremoni ishte i pranishëm kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, kryetarja e Komunës së Tetovës,Teuta Arifi, ambasadori italian Sh.T. Karlo Romeo, përfaqësues të OSBE-së,përfaqësues të USAID-it, përfaqësues të Ambasadës së Gjermanisë, deputetë, përfaqësues të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, rektorët e të gjitha universiteteve në Maqedoni, të Universitetit të Prishtinës, të Universitetit të Pejës dhe Mitrovicës, përfaqësues të komunitetit të biznesit, studentë, staf dhe shumë mysafirë të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button