Maqedoni, nxënësit e shkollave të mesme mësojnë programim me libër të vitit 2010

Në shkollat e mesme profesionale në Maqedoni problemi me mungesë, por edhe me libra jo-kualitativ është më i theksuar. Arsimi profesional çdo vit regjistron numër më të vogël të nxënësve krahasuar me gjimnazet, ndërkaq tirazhi i vogël, ashtu siç thonë nga Ministria, nuk është motiv i mjaftueshëm për profesorët që të shkruajnë libra, shkruan “Meta”, transmeton Portalb.mk.

Në shkollat e mesme profesionale mësohet me libra të vjetër. Problem është libri në lëndën Programim, i cili është i vjetër 8 vjet, ndërkaq për atë periudhë shumë çështje në teknologji janë avancuar dhe ai thjeshtë, nuk mund të shfrytëzohet për mësim.

Në shkollat e mesme profesionale për momentin pritet që të arrijnë librat që janë porositur. Prej atje sqarojnë se nuk bëhet fjalë për atë se nuk ka kush të ulet dhe të shkruaj libër për lëndën që mungon, por kanë përvojë të hidhur me përgjegjësit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

“Kolegët e mi morën që të shkruajnë libra, por në fund gjysmën e tyre nuk e paguan, ndërkaq gjysmave librat iu mbaruan në sirtarë, nuk u shtypën. Përveç asaj, libër kualitativ nuk bëhet për periudhë të shkurtër kohore, është e nevojshme kohë”, thotë profesori i një shkolle të mesme.

Profesorëve në përgjithësi nuk u paguhet që të shkruajnë libra, ndërkaq ato janë të vetmit në fushat profesionale për lëndët të cilët japin mësim nëpër shkolla. Me këtë pajtohet edhe zv/ministri i Arsimit dhe Shkencës, Petar Atanasov, i cili tha se kërkon mënyra që gjendet zgjidhje për këtë problem.

“Planifikojmë si Ministri t’i motivojmë profesorët në shkolla që të shkruajnë libra. Shpresoj se me profesorët profesionist në disa fusha do të gjejmë zgjidhje për problemin me mungesën e librave në arsimin e mesëm profesional”, tha Atanasov.

Projekti i Ambasadës britanike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button