Ligj i ri për zgjedhje të personave udhëheqës në administratën publike

Personat udhëheqës në administratën publike do të zgjidhen nëpërmjet procedurës transparente dhe me standarde dhe kritere të qarta të cilat do të saktësohen me Ligj të ri për shërbim të lartë udhëheqës.

Informacioni ka të bëjë me një ligj të tillë të kaluar në seancën e djeshme qeveritare.

Ligji ka të bëjë me pozitat e larta udhëheqëse si drejtorë dhe sekretarë. Nuk ka të bëjë me funksionet më të larta politike siç janë ministra dhe zëvendësministra, si dhe në trupat e pavarur siç janë Avokati i Popullit ose Komisioni për mbrojtje të së drejtës së qasjes së lirë deri te informatat, njofton MIA.

Do të formohet edhe Komision i cili do ta bëjë selektimin e kandidatëve, ndërsa  përzgjedhja e personave udhëheqës do të jetë përmes shpalljes publike në të cilën do të mund të paraqiten qytetarë me arsim të lartë.

Kuadrot udhëheqëse do të vlerësohen një vit pas emërimit dhe në çdo dy vite të ardhshme.

Sipas ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, ky është një hap drejt profesionalizimit dhe departizimit të administratës publike.

“Maqedonia është vendi i parë nga rajoni i cili me fillimin e kësaj reforme obligohet përmes ligjit të ri të konfirmojë kritere të qarta për zgjedhje të kuadrove udhëheqëse profesionale. Kjo është ndoshta një nga hapat më të rëndësishme në procesin e profesionalizimit të Administratës që është një nga qëllimet kryesore të reformës në administratën publike”, theksoi Mançevski në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Në periudhën e ardhshme planifikohen debate publike dhe konsultime me sektorin civil dhe opozitën rreth përgatitjes së ligjit për shërbim të lartë udhëheqës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button