Ish presidenti Branko Cërvenkovski deklarohet për referendumin

“Më 30 shtator unë do të dal në referendum dhe do të votoj PËR! Do të votoj PËR, jo sepse mendoj se Marrëveshja e Prespës është fitore dhe sukses i madh, por për atë se vlerësoj se është domosdoshmëri nga çfarëdolloj situate nuk ka ikje”, ka porositur ish presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, njofton Portalb.mk.

“Do të votoj PËR, jo sepse mendoj se zbatimi i saj nuk do të shkaktojë sfida dhe pasoja negative, por sepse pasojat negative nga dështimi i saj do të jenë shumë më të mëdha. Normalisht se te çdo njeri i ndërgjegjshëm kur bëhet fjalë për kësi çështje të rëndësishme ekzistojnë mëdyshje. Këto ditë shumë më pyesin nëse do të nënshkruaja marrëveshje të tillë. Përgjigja ime është se në këtë moment ajo është absolutisht e panevojshme”, thotë Cërvenkovski në deklaratë të shkruar.

Nënshkrimi është vendosur, ndërkaq siç thotë Cërvenkovski, pas atij akti nuk ka kthim mbrapa. Ai vlerëson se as në të ardhmen kjo ose ndonjë qeveri tjetër greke, nuk do të lëvizin nga pozitat e kësaj marrëveshje, por as komuniteti ndërkombëtar.

“Ekzistojnë shumë arsye pse jam thellë i sigurt se integrimet euro-atlantike janë opsioni i vetëm i mirë për ardhmërinë tonë. Shumica e tyre janë hapur dhe sqaruar në opinion. Me këtë rast do të numëroj vetëm dy prej tyre, të cilat sipas meje, nuk janë elaboruar mjaftueshëm:

  1. Për fat të keq, ne këto 27 vite treguam se nuk kemi kapacitete që t’i zbatojmë reformat në shoqëri pa trysni serioze dhe vëzhgim prej jashtë. Dhe për atë ndjej edhe përgjegjësi të madhe personale. Me fjalë tjera, nëse duam shtet të rregulluar, procesi i integrimit tonë në NATO dhe para se gjithash në BE është plotësim i normave dhe standardeve të dhëna nëpër atë proces është, nëse jo garanci të plotë, atëherë sigurisht gjasa dhe mundësia jonë më e mirë për realizimin e atij qëllimi.
  2. Marrëdhëniet e mira ndëretnike janë çelësi për stabilitetin dhe parakusht për gjithçka tjetër në Maqedoni. Eventualisht nëse plani jonë euro-atlantik zgjat, përkundër sukseseve në këtë plan që i bëjnë dhe do t’i bëjnë fqinjët tanë, herët ose vonë do të paraqitet rrezik potencial për stabilitetin e brendshëm. Ai rrezik patjetër duhet që me kohë të eliminohet”, shkruan Cërvenkovski.

Ai gjithë se ka shumë arsye për pakënaqësi nga të gjitha pushtetet, por marrëdhënia e politikanëve dhe partive politike tregohet në zgjedhje, transmeton Portalb.mk.

“Më 30 shtator është krejt diçka tjetër. Në këtë referendum vendoset, jo se kush do të jetë në pushtet, por cilën rrugë drejt ardhmërisë do ta zgjedhim. Më 30 shtator, edhe përskaj mëdyshjeve të mia të rënda, do ta dëgjoj ndërgjegjen time dhe do të votoj PËR!”, shkruan Cërvenkovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button