Maqedoni, propozohet të ketë zv/drejtor të Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore

Sistemin e Vetëm Elektronik Nacional (SVEN), Ministria e Shëndetësisë e ka vendosur për debat publik propozim-ligjin e ri për ndryshim dhe plotësim të ligjit për barna dhe pajisjeve mjekësore. Propozim-ligji i ri parasheh që Agjencia për Barna dhe Pajisje Mjekësore të ketë edhe zv/drejtor, post që i ka munguar këtij institucioni, shkruan Portalb.mk..

“Me Agjencinë për Barnat dhe Pajisjet Shëndetësore udhëheq drejtori i Agjencisë. Kushtet dhe procedurat për emërime, kohëzgjatje të mandatit dhe autorizimeve të drejtorit janë të konstatuara me ligj. Prej përvojës së deritanishme të aplikimit të ligjit në pjesën e punës së drejtorit dhe funksionimit të Agjencisë është konstatuar se, për shkak të mungesës së zëvendësit, në rast të mungesës së drejtorit, paraqiten probleme në kryerjen e punëve në mënyrë efikase”, thuhet në sqarimin e propozim-ligjit.

Propozim-ligji është vendosur më 11 shtator, ndërkaq duhet që të bëhet gatideri më 26 shtator, prej ku pastaj i njëjti do të dërgohet në Qeveri për kalim në seancë qeveritare dhe më pas të hyjë në procedurë kuvendore.

Në këtë afat, derisa gjendet në sistemin elektronik, të gjithë palët do të mund të dërgojnë sugjerime apo ankesa për propozim-ligjin, ndërkaq Ministria e Shëndetësisë ka krijuar edhe grupe punues për të debatuar rreth së njëjtës.

Drejtor aktual i Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore është, Robert Bekiroski.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button