Han: Nuk mund të ketë aderim të suksesshëm në BE pa media të lira (VIDEO)

Kryeministri Zoran Zaev sot në kuadër të konferencës “Ditët e mediave të Ballkanit Perëndimor”, gjatë fjalimit të tij lidhur me lirin e mediave në vend  ka përsëritur qëndrimin e tij për përkrahjen e vetë-rregullimin e mediave, duke u thirrur në parimet e shtetit demokratik dhe funksional, njofton Portalb.mk.

“Jam mbështetës i vetë-rregullimin pasi që gazetarët dhe punonjësit në mediume e dinë më së miri se si duhet ta bëjnë atë, kurse ne si politikan dhe qeveri jemi këtu vetëm për të mbështetur për mënyrën që ata mendojnë se është më së miri”, deklaroi Zaev.

Zaev përhapjen e dezinformtave në vend dhe në rajon e quajti si armik i përbashkët i trendi të destabilitetit, sipas tij dezinformatat mund të sjell në konflikt dhe sjellje agresive, ai ftoi qytetarët të jenë të përmbajtur dhe të mos bien pre e lajmeve të rrejshme.

Nga ana tjetër komisari për zgjerim dhe fqinjësi Johanes Han, ftoi që të mos tolerohet dhuna ndaj gazetarëve, duke theksuar se liria e plotë e mediave dhe pavarësia e punës së gazetarëve, është garancion i vetëm i vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në NATO dhe BE.

“Dhuna ndaj gazetarëve është akt i pa arsyetueshëm. Nëse nuk përmbushen reformat për mediat të parashikuara në kapitujt 23 dhe 24, ekziston mundësia që të ndalohet procesi i anëtarësimit në BE”, ka thënë Han gjatë fjalimit të tij.

Pjesë e konferencës ishte dhe Harlem Desire i shpallur si rojtar i lirisë së medias, ai ftoi që të ndëshkohen sulmuesit e gazetarëve, duke kërkuar që theks të veçantë ti vendoset mbrojtjes së gazetareve femra.

Në konferencën Ditët e Mediave të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet sot në Shkup marrin pjesë gjithsej 300 profesionist medial, në mesin e të cilëve dhe shumë shoqata botërore për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve. Konferenca do të zgjas deri nesër, ku përveç që do të trajtohet çështja e lirisë së mediave, temë e diskutimit do të jenë dhe çështje aktuale në rajonin e Ballkanit si ato ekonomike, politike dhe sociale.

Ngjarja “Ditët e mediave të Ballkanit Perëndimor”, që ka për qëllim profesionalizimin e gjeneratës së re të gazetarëve, do të sjellë në Shkup 300 profesionistë medial, ekspertë, analistë politikë si nga Ballkani Perëndimor, po ashtu edhe nga Bashkimi Evropian, transmeton Portalb.mk.

Vizita e Hanit është në prag të referendumit të 30 shtatorit, ku ai paraprakisht ka deklaruar se kalimi i referendumit do ta lehtësojë integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, e cila do krijojë mundësi të reja për punësim.

“Ideja është që të krijojë diçka më shumë, nëse ka perspektivë evropiane, kjo do të tërheqë kompani ndërkombëtare, kompani të cilat do të krijojnë vende pune, nëse ka më shumë industri në vend kjo ndikon në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme sepse ata kanë funksion të furnizuesit, gjithçka bashkë është stimuluar për ekonominë. Nëse ekonomia është e orientuar ndërkombëtarisht kjo ndikon mbi cilësinë e sundimti të së drejtës, pavarësisë së gjyqësisë dhe për fund mendoj se është diçka që e kërkojnë njerëzit”, thotë Han.

Shkupi vazhdon të jetë qendër e vizitave ndërkombëtare, pesë shtete në radhë (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button