Takimi Zaev – Thaçi: Rritje e shkëmbimit tregtar, me ndërtimin e gazsjellësit dhe autostradës Maqedoni – Kosovë

Bashkëpunimi rajonal, integrimi në NATO dhe BE, formimi i Komitetit të Përzier, ndërtimi i autostradës dhe gazsjellësit Maqedoni – Kosovë, ishin temat për të cilat diskutua sot në takimin Zaev – Thaçi, transmeton Portalb.mk. Sot sërish u bë thirrje që të mbështetet referendumi në Maqedoni dhe zgjidhja e dialogut Kosovë – Serbi.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev njoftoi se Komiteti i Përzier do të formohen që të krijohen strategji të reja që do të përfshijnë: lidhje energjetike, ndërtimi i gazsjellësit dhe mbajtja e seancës së përbashkët qeveritare Maqedoni – Kosovë.

“Takimi i sotëm u realizua që të shohim se çfarë mundësi hapen me përkrahjen e përbashkët për kufirin Bellanoc – Stançiq, si dhe lidhjen infrastrukturore që do të realizohet me ndërtimin e autostradës Bllacë – Shkup. Jam i bindur se kjo do ta intensifikojë bashkëpunimin ekonomik, dhe do ta rrit tregtinë ndërmjet dy shteteve tona. Një hap më para do të jetë edhe formimi i Komitetit të Përzier për bashkëpunim dhe komiteteve të tjera të përbashkëta për identifikim i projekteve të përbashkëta, si dhe për ndërtimin e strategjive të reja. Lidhja energjetike, është njëra nga prioritetet tona. Maqedonia do të nxit edhe ndërtimin e gazsjellësit me Kosovën, dhe besoj se kjo do të jetë e realizueshme në bazë të procesit të Berlinit. Të gjitha këto do të gjejnë vend në seancën e përbashkët qeveritare që do të realizohet së shpejti”, tha Zaev.

Ndërkaq kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se në takim është diskutuar për reformat e rëndësishme për qytetarët, dhe për të është inkurajues nisja e punimeve nga Qeveria e Maqedonisë për ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë.

“Në takim u diskutua për reformat e rëndësishme që janë në interes të vendeve dhe popullit tanë, të zhvillimit ekonomik, të krijimit të vendeve të reja të punës. Është i inkurajues fakti që edhe Qeveria e Maqedonisë ka marrë vendim që autostrada Prishtinë – Hani i Elezit që është në përfundim, të vazhdojë edhe nga Shkupi për në Bllacë. Kjo autostradë do t’ua lehtësojë qytetarëve nga Maqedonia dhe Kosova të lëvizin lirshëm dhe të kenë një standard evropian”, tha Thaçi.

Maqedoni – Kosovë

LEXO: Zaev: Maqedonia e përkrah zgjidhjen pozitive të dialogut Kosovë – Serbi

Zaev dhe Thaçi: Të mbështetet dialogu Kosovë – Serbi dhe referendumi në Maqedoni

Në konferencën e përbashkët, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev shprehu mbështetjen për zgjidhjen pozitive të dialogut Kosovë – Serbi, e kurse kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi për të tretën herë ftoi shqiptarët e Maqedonisë që t’i thonë “për” referendumit të 30 shtatorit që do të mbahet në Maqedoni.

“Republika e Maqedonisë e përkrah dialogun Kosovë – Serbi, përparimi në atë drejtim e konsiderojmë si vendimtar për stabilitet dhe zhvillim të bashkëpunimin ndërshtetëror. Maqedonia e përkrah zgjidhjen pozitive të Kosovës, zgjidhje e cila do ta përkrah gjendjen dhe mirëqenien edhe të shqiptarëve, dhe të serbëve në Kosovë. Vendim i cili do ta forcojë qetësinë, stabilitetin, prosperitetin e Kosovës, e Serbisë, dhe tërë rajonit”, tha Zaev.

“Jam sot këtu që të takohem me kryeministrin për të inkurajuar për të mbështetur aktivitetet e tyre si burrështetas me kryeministrin e Greqisë Ciprasin. E ardhmja jonë është të jemi pjesë NATO dhe BE. Me autoritetin modest, i ftoj qytetarët të marrin pjesë në referendum dhe të votojnë “për” Maqedoninë në NATO. Ky është moment historik që duhet të shfrytëzohet”, tha Thaçi.

LEXO: Zaev: E pranoj debatin, nëse Mickoski është kundër bojkotimit të referendumit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button