Orban akuzon BE-në për “ofendim” të shtetit të tij

Kryeminstri hungarez, Viktor Orban ka akuzuar Parlamentin Evropian për tentim të “shantazhimit” të Budapestit, pasi ligjëvënësit kanë nisur të konsiderojnë marrjen e masave disiplinore kundër shtetit të tij, transmeton REL. 

Ligjëvënësja holandeze, Judith Sargentini, e cila ka shkruar një raport për Hungarinë dhe partinë e Orbanit, Fidesz, i ka thënë parlamentit në Strasburg, më 11 shtator se dokumenti “liston në mënyrë gjithpërfshirëse”, sulmet në media, minoritete dhe sundim të ligjit.

Këto sulme janë “shkelje e pastër”, e vlerave të BE-së është shprehur ajo.

Eurospektiku Orban e ka cilësuar raportin si “abuzim të pushtet”, duke thënë se ai përmban “keqinterpretime serioze të fakteve” dhe ka premtuar se Hungaria nuk do të përulet.

Ky raport “ofendon Hungarinë dhe sulmon nderin e kombit hungarez”, ka thënë ai.

Fidesz ka fituar dy të treat e ulëseve në parlament më herët gjatë këtij viti, në fushatën me mesazhe kundër migrimit.

Në mënyrë që masat disiplinore të vazhdojnë më tej, duhet të ketë përkrahje nga dy të tretat e ligjëvënësve evropianë në votimin e 12 shtatorit.

Në muajin dhjetor, Komisioni Evropian ka marrë hapa për nisjes së procedurave kundër Polonisë, mirëpo kjo është hera e parë që Bashkimi Evropian ka tentuar të përdorë këtë fuqi, të njohur ndryshe edhe si Artikulli 7.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button